35 amendamentet e PD në Strasburg, Spahia: Qeveria Rama u rrëzua përballë standardeve europiane
Eurodeputetët i japin goditje qeverisë Rama në Strasburg.I ftuar në edicionin informative të lajmeve në Syri Tv, deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia deklaroi se mbledhja e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në Strasburg nxori në pah dështimet e qeverisë Rama përballë partnerëve europianë.Spahia u shpreh se 35 amendamentet e paraqitura nga opozita morën mbështetje nga eurodeputetët dhe se diskutimet në këtë forum evidentuan shqetësime për korrupsionin, mungesën e transparencës, ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë dhe problematikat me zgjedhjet në Shqipëri.Sipas deputetit të PD-së, mesazhi i dhënë në Strasburg ishte i qartë: procesi i integrimit europian nuk mund të mbështetet te propaganda e qeverisë, por te reforma reale, respektimi i institucioneve dhe zbatimi i standardeve demokratike. E në fakt, tashmë prej...
Burimi:
syri.net