31 ditë protestë, nga Kryeministria te Kuvendi, mes thirrjeve kundër Ramës

31 ditë protestë, nga Kryeministria te Kuvendi, mes thirrjeve kundër Ramës

Protesta e përnatshme para kryeministrisë u zhvendos të martën para Kuvendit, duke sjellë tensione mes qytetarëve protestues dhe forcave të rendit. Fillimisht, një grup protestuesish bllokuan hyrjen e Parlamentit, duke e bërë të vështirë daljen e deputetëve dhe ministrave gjatë seancës plenare. Makinat e deputetëve, parkuar  jashtë ambienteve të Kuvendit, u mbuluan me vezë, ndërsa në oborrin para Kuvendit u shkrua parulla simbolike “Parlament i krimit”. Situata më tej u përshkallëzua me konfrontime të vazhdueshme me policinë, duke shënuar përplasjen e parë, pas 30 diteve proteste. Foto e marre nga LSA gjate protestes para Kuvendit Disa prej protestuesve tentuan të cajnë gardhin metalik para Kuvendit, duke sjellë përforcime nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Protestuesit hodhën sende drejt makinave të parkuara, sollën kosha mbeturinash (të...