‘Rënie temperaturash në të gjithë vendin’/ Ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për ditët në vijim
Rënie temperaturash parashikohet ditët në vijim në të gjithë vendin. Të premten, vlerat e termometrit, sipas Institutit të Gjeoshkencave, do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius në zonat e ulëta, ndërsa në bregdet nuk do t’i kalojnë 34 gradë Celsius. Megjithatë, rreziku për zjarre nuk ka kaluar. Thatësira e ditëve të fundit favorizon flakët. Në një pjesë të territorit, si në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe Gjirokastrës, Instituti i Gjeoshkencave parashikon rrezik më të lartë. Ndërsa në qarqet Dibër, Kukës, Korçë dhe Vlorë rreziku është i moderuar. Por gjithashtu, meteorologët parashikojnë edhe reshje shiu që mund të ndihmojnë për shuarjen e flakëve të mundshme në zonat me rrezik. Pasditen e të premtes dhe të shtunën, reshjet priten kryesisht në zonat...
Burimi:
sot.com.al