“Joani ynë, ka lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë”/ Familja, prek me mesazhin e ndjerë për djalin e tyre
Familja e Joan Zukos, 21-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Korçë, ka reaguar pas ditëve të rënda që pasuan ngjarjen, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që u qëndruan pranë. Në një mesazh të ndarë me të afërmit, miqtë dhe të njohurit, familjarët falënderojnë të gjithë personat që kanë përcjellë ngushëllime dhe kanë ofruar mbështetje pas humbjes së të riut. Familja thotë se prania, fjalët e ngushëllimit dhe mesazhet e shumta u kanë dhënë forcë në një prej momenteve më të vështira të jetës së tyre. Sipas tyre, reagimi i njerëzve tregoi edhe një herë dashurinë dhe respektin që Joani kishte fituar gjatë jetës. “Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por...
Burimi:
sot.com.al