250 milionë euro financim për bizneset, prezantohet programi për integrimin në BE
Një paketë financiare prej 250 milionë eurosh do të vihet në dispozicion të sipërmarrjeve shqiptare për të lehtësuar marrjen e kredive dhe për të rritur investimet në sektorët me vlerë të shtuar. Gjatë Prezantimit të Programit Kombëtar për Integrimin në BE, Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi se kjo mbështetje vjen paralelisht me një sërë reformash që synojnë zgjerimin e aksesit në financa, duke e pozicionuar biznesin në qendër të procesit të integrimit europian. Qeveria shqiptare, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, ka prezantuar Programin Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, me qëllim përafrimin e sipërmarrjeve vendase me standardet e Tregut Unik. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Ibrahimaj theksuan se ky program do të shtrihet në çdo sektor të ekonomisë, duke pasur si...
Burimi:
javanews.al