24 ditë para Kryeministrisë, përgjigja e Ramës për protestuesit: Atyre që më thonë jam “Kumbari”, u them “F*ck you”
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Financial Times” ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se tre javësh në Tiranë. Gjatë intervistës, Rama ka mohuar të jetë “Kumbari i Shqipërisë”, ndërsa ka dhënë një përgjigje për protestuesit që kërkojnë largimin e tij dhe e cilësojnë si përgjegjës për zhvillimin e resortit luksoz në Zvërnec. Lidhur me projektin e Zvërnecit, kreu i qeverisë është shprehur se hetimet që ka nisur SPAK për një grup biznesmenësh nuk ka lidhje me investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner. Ndërkohë gjatë intervistës, Rama përsëriti akuzat se protestat ishin nxitur nga armiqtë e presidentit amerikan, përfshirë Iranin. Gjithashtu ka theksuar se planet e zhvillimit bregdetar do të ecnin përpara pavarësisht protestave. Intervista e plotë...
Burimi:
sot.com.al