Policia  e Korçës jep detaje mbi vrasjen e 20-vjeçarit, shoqërohen tre të rinj të përfshirë në konflikt

Policia e Korçës jep detaje mbi vrasjen e 20-vjeçarit, shoqërohen tre të rinj të përfshirë në konflikt

Policia ka dhënë informacionin paraprak për vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku humbi jetën 20-vjeçari Johan Zuko. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 15, ku një konflikt mes disa personave është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Ndërkohë, tre persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, ku do t’u nënshtrohen veprimeve të mëtejshme procedurale. Njoftimi Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë. Si rezultat...