Policë civilë rrëmbejnë njerëzit rrugëve të Tiranës, Rama kthen represionin e Gazidedes, makineria shtetërore…

Policë civilë rrëmbejnë njerëzit rrugëve të Tiranës, Rama kthen represionin e Gazidedes, makineria shtetërore…

Dje që në orët e para të mëngjesit, uniformat blu kishin marrë të gjitha masat për protestën e paralajmëruar para godinës së Kuvendit. Kordoni i sigurisë, ndryshe nga herët e tjera, ishte vendosur disa qindra metra larg hyrjeve të Kuvendit, për t’i mbajtur sa më larg protestuesit, të cilët ishin pajisur me vezë dhe domate. Mirëpo, përtej kordonëve ushtarakë dhe perimetrit të zgjeruar të sigurisë, ajo që ra më shumë në sy në rrugët e Tiranës ishte prania e operativëve me rroba civile, të cilët veprojnë pa uniformë dhe pa asnjë element identifikues për të kryer ndalime të qytetarëve. Kjo mënyrë veprimi përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të standardeve të shtetit të së drejtës dhe të vetë kornizës ligjore që rregullon veprimtarinë e Policisë së...