“Po të kishte garë do të fitoja dhe…”/ Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Nesër në Peshkopi

“Po të kishte garë do të fitoja dhe…”/ Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Nesër në Peshkopi

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji do të zhvillojë nesër një takim me mbështetësit demokratë në Peshkopi, nga ku pritet të përcjellë mesazhe të forta për situatën brenda PD dhe opozitës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji ftoi demokratët të mblidhen në orën 18:00 te ish-Kinemaja në Peshkopi, ndërsa theksoi nevojën për “çlirimin e Partisë Demokratike nga uzurpimi” dhe për një lidership të ri, që sipas tij, mund të rikthejë besimin dhe shpresën tek opozita. Ai kritikoi ashpër drejtimin aktual të PD-së, duke u shprehur se përjashtimet, mbyllja dhe përdorimi i partisë për interesa personale kanë dëmtuar nervin opozitar dhe kanë zhgënjyer demokratët. Salianji u ndal edhe te protesta e opozitës një ditë më parë, teksa deklaroi se, sipas tij, me një lidership të besueshëm...