Po punonte për të rikthyer rrjetin elektrik pas stuhisë në Himarë, humb jetën punonjësi i OSHEE-së
Një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë një ndërhyrjeje për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik në zonën e Himarës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në momentin kur ekipet teknike po punonin për të rikthyer energjinë elektrike në zonat e prekura nga moti i keq dhe erërat e forta. Viktima është 55-vjeçari Bashkim Boçi nga Elbasani, i cili ishte dërguar në Himarë për t’u ardhur në ndihmë ekipeve që po punonin në terren për riparimin e dëmtimeve të shkaktuara në rrjetin elektrik. Dyshimet e para tregojnë se punonjësi mund të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike, megjithatë shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet vetëm...
Burimi:
gijotina.com