Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë
Një 60-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia, pasi një ditë më parë ka plagosur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F. Y., 71 vjeç. Sipas raportimeve të policisë, i arrestuari është shtetasi I. Y., 60 vjeç, i cili është konfliktuar me kushëririn e tij për motive të dobëta, duke çuar në plagosjen me thikë të 71-vjeçarit. Ndërkohë, mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Y., 60 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ditën e djeshme, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, shtetasin F....
Burimi:
sot.com.al