Petro Koçi: Me sa para u krye lobimi i Saliut për t’ia hequr njollën në SHBA?
Pasi u raportua se ish-kryeministri Sali Berisha mund të udhëtojë sërish drejt Shteteve të Bashkuara, reagimet në politikën shqiptare kanë qenë të shumta. Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka komentuar zhvillimin, duke ngritur pikëpyetje mbi lobimin që, sipas tij, ka çuar në heqjen e statusit “non grata” për kreun e Partisë Demokratike. Në një reagim të gjatë, Koçi shprehet se ky vendim nuk ndryshon perceptimin publik për Berishën, ndërsa e cilëson atë si një lajm të keq për të ardhmen e PD-së dhe për përpjekjet për rinovimin e lidershipit të opozitës. “A ia heq dot njollat që janë damkosur në fytyrën politike të Sali Berishës ky akt i paguar me para? Kurrë! Aq më pak tani që protesta rinore dhe qytetare e çfronësoi PD-në si përfaqësuese...
Burimi:
sot.com.al