Përplasje në “Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar”, protestuesit: Nuk jemi lajmëruar për këtë organizim

Përplasje në “Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar”, protestuesit: Nuk jemi lajmëruar për këtë organizim

Po mbahet në këto momente për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe që në start nuk kanë munguar tensionet. Persona të ndryshëm që janë prezentë në sallë kanë dalë kundër mënyrës sesi po organizohet kjo mbledhje dhe personat që janë të pranishëm aty. “Mosha mesatare këtu është mbi 45 vjeç, këtu nuk shoh asnjë nga marshimi. Nuk jemi lajmëruar”, shprehet një prej protesuesve në prapaskenë. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që kërkojnë fjalën dhe nuk u jepet. “Kemi një rend dite dhe nuk do të lejojmë të na prishni mbledhjen”, u shpreh një nga organizatorët pas këtij incidenti. “Ky kuvend është i hapur për të gjithë qytetarët, do të kemi takim të hapur”, tha moderatorja e takimit. Ndërkohë, një prej organizatorëve,...