Përplasje në Kuvend për ‘Territorialen”, PD bllokon foltoren gjatë fjalës së Maznikut

Përplasje në Kuvend për ‘Territorialen”, PD bllokon foltoren gjatë fjalës së Maznikut

Tensione janë shënuar gjatë seancës plenare në Kuvend. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar Foltoren duke mos lejuar që Arbjan Mazniku të prezantonte raportin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale. Kjo ndodhi pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi deklaroi nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse nga socialisti Arbjan Mazniku dhe më pas nga ai i PD-së Luçiano Boçi për reformën. Për të mos lejuar Maznikun të flasë, deputetët demokratë u ngritën dhe bllokuan Foltoren. Peleshi më pas vendosi ndërprerjen e seancës për 5 minuta.