Përfundon takimi në Kryeministri, Rama përshëndetet me ministrin grek Dendias: Mik i çmuar!

Përfundon takimi në Kryeministri, Rama përshëndetet me ministrin grek Dendias: Mik i çmuar!

Pas dy orësh, ka përfunduar takimi në Kryeministri mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias. Pas takimit me dyer të mbyllura, Rama ka përshëndetur Dendias nga ambientet e Kryeministrisë. Në fokus të diskutimeve, ka qenë rifillimi i dialogut për zonat detare dhe shelfin kontinental, një proces që ka mbetur i bllokuar prej vitesh. Pas takimit Rama ka ndarë pamje nga takimi ndërsa e ka cilësuar Dendias si një mik të çmuar dhe një mbështetës të palëkundur të partneritetit strategjik mes dy vendeve. “Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, shkruan Rama. I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Dendias do...