Paradoksi shqiptar, paga më e ulët në Evropë përballet me çmimet mbi mesataren e BE-së

Paradoksi shqiptar, paga më e ulët në Evropë përballet me çmimet mbi mesataren e BE-së

Shqipëria po përballet me një nga krizat më të thella ekonomike sa i përket standardit të jetesës dhe fuqisë reale blerëse të qytetarëve të saj. Ndonëse vendi regjistroi një rritje të pagës minimale bruto në 50 mijë lekë — që përkthehet në rreth 530 euro në muaj — kjo lëvizje nuk ka mundur të zbutë hendekun e madh ekonomik me rajonin dhe pjesën tjetër të kontinentit. Në vlerë nominale, Shqipëria mbetet në fund të renditjes europiane, por panorama bëhet akoma më alarmante kur të ardhurat llogariten sipas Standardit të Fuqisë Blerëse (PPS), një tregues i Eurostat që mat se sa mallra dhe shërbime mund të blihen realisht me një pagë. Sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat dhe të analizuara nga “Euronews Business”, paga...