LDK do Presidencën, jo Kryeministrinë, Hardinaj kundër Kurtit: E do pushtetin të gjithin për vete
Kosova është ende në krizë politike dhe institucionale, ndërsa në horizont nuk po shfaqet ende një zgjidhje. Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, bëri të ditur ofertën për Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që zgjedhjet e reja të shmangen. Hykmete Bajrami, deputete e zgjedhur e LDK, shprehet: “Kur kemi marrëveshje të tilla ku do të thosha ofrohet nga zoti Kurti disa pozita në qeveri të cilat në fakt pas disa javëve edhe mund t’i marrë, po edhe marrëveshje të tjera ku LDK-ja potencialisht mund ta marrë pozitën e presidentit dhe kjo konsideroj që është një balancë e pushteteve për Kosovën dhe pastaj natyrisht që do ta konsiderojmë me shumë seriozitet.” Bajrami konfirmoi se nuk do e pranonin pozitën e kryeministrit nëse do...
Burimi:
javanews.al