Barcelona nuk heq dorë nga Julian Alvarez, sulmuesi argjentinas ëndërron të vishet blaugrana, Atletico e konsideron të pashitshëm

Barcelona nuk heq dorë nga Julian Alvarez, sulmuesi argjentinas ëndërron të vishet blaugrana, Atletico e konsideron të pashitshëm

E ardhmja e Julian Alvarez vazhdon të mbetet një nga çështjet më të nxehta të merkatos së verës. Barcelona nuk ka hequr dorë nga sulmuesi argjentinas dhe po tenton përpjekjen e fundit për ta bindur Atletico Madridin të pranojë transferimin. Drejtori sportiv Deco ka udhëtuar në Madrid për bisedime me përfaqësuesit e lojtarit, në një moment që konsiderohet vendimtar për negociatat. Megjithatë, Atletico vazhdon të mbajë të pandryshuar qëndrimin, duke e konsideruar Alvarezin një lojtar të paprekshëm dhe duke përjashtuar mundësinë e shitjes te një rival direkt në La Liga. Sipas raportimeve, nëse dëshiron të veshë fanellën blaugrana, vetë Alvarez mund të detyrohet të ndërhyjë për të shtyrë transferimin. Sulmuesi argjentinas thuhet se e ka Barcelonën si destinacionin e preferuar në rast largimi nga Atletico....