Grabitja e argjendarisë në Paskuqan/ Policia: Dy persona të armatosur morën bizhuteri dhe u larguan
Policia ka reaguar lidhur me grabitjen e ndodhur pasditen e sotme në një argjendari në zonën e Paskuqanit, në Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 14:50, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit me iniciale L. L. dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohet të ketë qenë armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për administrimin e provave, identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në...
Burimi:
gijotina.com