“Rama urdhëroi t’i disbursohen 8.5 mln euro Beqirit”, Berisha: Ka përvetësuar para në favor të familjes së Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ministrin e Financave, që t’i disbursojë 8.5 milionë euro biznesmenit të arrestuar në Francë, Ermal Beqiri. Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se Ermal Beqiri defakto është prestonome i interesave të Ramës, ndërsa theksoi se ka përvetësuar para për interesa të familjes së kryeministrit. “Në kërkim që nga dhjetori i vitit të kaluar, i arrestuar së fundmi në Francë, Ermal Beqiri defakto përfaqësues kryesor i familjes Rama në AKSHI-n e Lindave vazhdon të paguhet me miliona euro, pavarësisht se ky kriminel ka përvetësuar qindra miliona euro në favor të familjes Rama. Së fundmi Rama urdhëroi ministrin e Financave ti disbursojë 8.5 mln euro për ti dëshmuar Beqirit se nuk ka vepër...
Burimi:
sot.com.al