Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën

Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhej në Vlorë, aty ku po bisedon me banorët e zonës së Zvërnecit, protestuesit në Tiranë vijuan grumbullimin për të gjashtën ditë. Ata kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e më pas vijojnuan marshimin drejt Kryeministrisë. Protesta vijoi prej rreth katër orësh, e më pas nisi shpërndarja. As këtë herë nuk munguan pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit. Tubimi u zhvillua në një atmosferë të ngarkuar me mesazhe kundër politikes, ndërsa në njërën prej tyre thuhej: “Rama ne ta grisim kontratën!”. 19:15 Protesta në Tiranë/ Fëmija 6-vjeçar humbi mes qytetarëve, gjendet pas disa minutash nga efektivët e policisë Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin...