Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit jep detaje ekskluzive: Ja pse duhen mbyllur pesë burgjet!

Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit jep detaje ekskluzive: Ja pse duhen mbyllur pesë burgjet!

Fjona Zaçaj, ndihmës komisionerja pranë Avokatit të Popullit, ka folur ekskluzivisht këtë të martë në një studio televizive, pas daljes së raportit të sotëm të institucionit të saj përfaqësues për mbylljen e 5 burgjeve. Zaçaj renditi arsyet sipas saj lidhur me konstatimin që ka bërë raporti. “Nuk diskutohet që nuk përmbushin kriteret dhe standardet si në legjislacionin e brendshëm, ashtu edhe sipas kërkesave ndërkombëtare. Për shembull, nëse do të marrim ‘Mine Pezën’, ka problematika të theksuara se është ndërtuar që në kohën e Zogut. Ka pasur investime, por nuk përmbush kushtet që ka ajrimi, lagështira. Te Jordan Misja, flas këtu vetëm për godinën A, ambientet janë krejtësisht të amortizuara. Burgu i Kukësit i ka kushtet shumë degraduese dhe janë kushte shumë të këqija”, – tha...