PD kërkoi mocion me debat, Balla: Nuk e njohim partinë e Berishës si përfaqësuese e protestës, sollën në kërkesë…
Pas Konferencës së Kryetarëve, ku nuk u arrit dakordësia për kërkesën e PD për mocion me debat për kërkesat e protestuesve, kreu i grupit të PS Taulant Balla tha se nuk e njohin PD si përfaqësuese të protestës. Balla tha se vetëm një kërkesë kishin sjellë njëjtë si protestuesit, atë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa 4 kërkesat e tjera Balla tha se ishin hallet e opozitës “Kam pyetur opozitën në konferencë kryetarësh, me çfarë mandati keni ardhur ku zëdhënës të protestës. Pastaj ju kam thënë se nuk iu njoh për përfaqësues të protestës. Pranoj gjithkënd, por partinë e Berishës nuk e pranoj dot kurrë si përfaqësues të protestës. U kam vënë në dukje se janë aq të paaftë saqë kanë transformuar edhe kërkesat...
Burimi:
sot.com.al