Pas porosive që i dha bluve në Korçë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë “zbarkon” në Elbasan

Pas porosive që i dha bluve në Korçë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë “zbarkon” në Elbasan

Drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hita, pas takimit me blutë e Korçës ka shkuar në Elbasan.  Drejtori i Policisë së Shtetit vijon takimet në terren, ndalesë në Elbasan për forcimin e sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë. Pas vizitës në Korçë, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është ndalur në qytetin e Elbasan, ku ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit vendorë të policisë. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se në qendër të diskutimeve kanë qenë porositë e qarta të kreut të policisë për rritjen e efikasitetit në luftën kundër paligjshmërive, me fokus të veçantë goditjen e veprimtarive që lidhen me lëndët narkotike. Një tjetër prioritet i theksuar gjatë takimit ishte edhe forcimi i masave për garantimin e sigurisë në shkolla, duke kërkuar angazhim maksimal...