Pas largimit nga Partia Demokratike, Jola Hysaj emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Pas largimit nga Partia Demokratike, Jola Hysaj emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Jola Hysaj, ish-sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, është emëruar drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Emërimi vjen vetëm pak muaj pasi Hysaj u largua nga Partia Demokratike. Në mars të këtij viti, ajo dha dorëheqjen nga detyra e sekretares për Marrëdhëniet me Publikun dhe njëkohësisht njoftoi largimin nga partia, duke argumentuar se zhvillimet dhe mënyra e funksionimit të strukturave drejtuese nuk përputheshin më me parimet e një force politike demokratike. Në një reagim të gjatë të publikuar në Facebook, Hysaj shprehej se funksioni i saj ishte zbrazur nga kompetencat reale, ndërsa përgjegjësia dhe ekspozimi publik i postit vijonin të mbeteshin të pandryshuara. Ajo ngriti kritika edhe për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për këshillat bashkiakë, duke folur për përjashtimin sistematik të individëve...