Parku Kombëtar i Vjosës mbushet me mbetjet urbane, alarm për ndotjen e lumit
Mbetjet urbane të mbledhura nga Bashkia Këlcyrë po depozitohen në një ambient të hapur pranë lumit Vjosa, duke ngritur shqetësime për ndikimin që kjo praktikë mund të ketë në mjedis dhe në ekosistemin e zonës. Venddepozitimi ndodhet pranë shtratit të lumit, ku mbetjet grumbullohen në sipërfaqe të hapur, pa një trajtim të përshtatshëm. Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre për ndotjen, aromat e pakëndshme dhe rrezikun që mbetjet të përhapen drejt lumit, veçanërisht gjatë reshjeve të dendura apo erërave të forta. Vjosa, e shpallur Park Kombëtar dhe e njohur për vlerat e saj të rralla natyrore, vijon të përballet me problematika që lidhen me menaxhimin e mbetjeve. Depozitimi i tyre pranë lumit ka rikthyer në vëmendje nevojën për një zgjidhje afatgjatë dhe në përputhje me...
Burimi:
gijotina.com