Parashikimi i motit, 11 Maj 2026

Parashikimi i motit, 11 Maj 2026

Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut, qendër dhe relievet malore në lindje dhe jug të vendit reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore në veri, lindje dhe jug të vendit në mënyrë të izoluar reshjet e shiut në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s. Deti –...