Pamjet që fundosin ish-drejtoreshën e Postës/ Kamerat zbulojnë lëvizjen e thasëve me para
Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar lëvizjet e dyshuara të parave brenda Filialit të Postës Shqiptare në Durrës, në dosjen ku ish-drejtoresha Elisabeta Mataj e cila akuzohet për përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për pensione, ndihmë ekonomike dhe pagesa të tjera sociale. Pamjet filmike të datës 14 janar 2026 të administruara nga Prokuroria, tregojnë komunikimin mes ish-drejtoreshës dhe vartëseve të saj, ndërsa sipas hetimeve, në disa episode shefja e financës merrte thasët me para nga arka dhe i dërgonte në zyrën e drejtoreshës, në kundërshtim me procedurat e parashikuara. Vetëm pak minuta më pas, sipas dosjes hetimore, Mataj shihet duke u larguar nga zyra me një qese të bardhë transparente, përmbajtja e së cilës nuk mund të përcaktohet nga pamjet....
Burimi:
ntv.al