Paketa ushtarake/ Brukseli vijon mbështetjen ushtarake për Shqipërinë

Paketa ushtarake/ Brukseli vijon mbështetjen ushtarake për Shqipërinë

Bashkimi Evropian pritet të miratojë një paketë të re mbështetjeje për Forcat e Armatosura Shqiptare, në një tjetër sinjal të thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes Brukselit dhe Tiranës. Një dokument i Këshillit të Bashkimit Evropian,  tregon se “Vendimi i Këshillit mbi një masë ndihme në kuadër të Fondit Evropian të Paqes për të mbështetur Forcat e Armatosura Shqiptare” është futur për adoptim në agjendën e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), që mblidhet më 23 maj. Vendimi figuron në listën e pikave “non-discussion items”, çka në praktikën institucionale të Bashkimit Evropian nënkupton se shtetet anëtare kanë arritur dakordësi paraprake politike dhe miratimi konsiderohet procedural. Masa e re lidhet me European Peace Facility (EPF), instrumenti i Bashkimit Evropian që përdoret për...