“Paketa e maleve më shkatërrimtarja”/ Protestuesi: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet…
Mbahet sot protesta e 55 në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit. Një qytetar në intervistë për gazetarin Osman Stafa në “News24”, tha se ‘paketa e maleve” është nisma më shkatërrimtare që mund t’i ndodhë vendet. “Paketa e maleve është më shkatërrimtarja që mund t’i ndodhë shtetit shqiptar. Edi Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar. Ky ligj duhet të shfuqizohet menjëherë, duhet thënë se ky është ligj më shkatërrimtar. Ne vuajtëm me 7501”, tha ai.
Burimi:
sot.com.al