‘Nuk kam dëgjuar që dikush të porosisë drogë te berberi’, gjykatësi belg ‘zë mat’ shqiptarin

‘Nuk kam dëgjuar që dikush të porosisë drogë te berberi’, gjykatësi belg ‘zë mat’ shqiptarin

Gjykata e Anversës në Belgjikë shqyrtoi sërish çështjen e një 21-vjeçari, i cili në gusht të vitit 2024 u kap me mbi 140 gramë kanabis në makinën e tij. I riu shqiptar i tha gjykatësit se punonte si berber dhe se ofronte vetëm prerje flokësh, ndërsa një person e dërgoi papritur për të transportuar një ngarkesë me hashash dhe kanabis. Për faktin që në telefonin e tij kishte foto, video të drogës, para të thata dhe merrte edhe udhëzime, sipas tij kishte një shpjegim të thjeshtë: “Ai nuk është telefoni im.” 21-vjeçari Arlind K. ishte dënuar më 13 shkurt me 15 muaj burg dhe një gjobë. Megjithatë, ai nuk ishte paraqitur në gjyq, ndaj vendimi ishte dhënë në mungesë. Tani ai ka kundërshtuar vendimin, duke...