“Nuk ka më asnjë shkak për ta mbajtur në burg”/ Ndreca: Gjykata e Lartë duhet të trajtojë çështjen e masës…
Avokati i kryebashkiakut të Erion Veliaj, Plarent Ndreca në një konferencë për mediat së bashku me avokatin Ben Brandon, tha se vonesa e çështjes së trajtimit të masës së sigurimit të Veliajt është kthyer në një problem në vetvete. Gjithashtu ai theksoi se Gjykata e Lartë duhet të trajtojë çështjen e masës dhe të dalë me një vendim. “Pika thelbësore është fakti që vonesa në trajtimin e çështjes së masës së sigurimit të Veliaj është kthyer në një problem në vetvete. Gjykata e Lartë duhet menjëherë të trajtojë ato që Gjykata Kushtetuese ka shtruara dhe të dalë në një vendim proporcional”, tha ai. Nga ana e tij avokati Ben Brandon tha se për çështjen e Veliajt, vonesat reale kanë ardhur në shkallët më të larta....
Burimi:
sot.com.al