“Nuk iu jep akses qytetarëve”/ Kushtetuesja kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit: Nuk marrim rekomandime nga ju
Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj Raportit të Avokaturës së Shtetit për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke kundërshtuar vlerësimet se nuk ka reflektuar rekomandimet e dhëna pas vendimeve të Strasburgut. Sipas Gjykatës, raporti krijon një pasqyrë të paplotë për mënyrën se si janë zbatuar vendimet e GJEDNJ-së dhe nuk merr parasysh ndryshimet e bëra në praktikën e saj gjatë viteve të fundit. Në reagimin e saj, Gjykata sqaron se nuk vepron mbi bazën e rekomandimeve të institucioneve të tjera, përfshirë Avokaturën e Shtetit, por zbaton drejtpërdrejt Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut. Sipas saj, praktika për shqyrtimin e ankimeve kushtetuese individuale është ndryshuar menjëherë pas vendimit të GJEDNJ-së në çështjen “Supergrav...
Burimi:
sot.com.al