“Njihemi shumë mirë bashkë”/ Sopranoja nga Franca: Dikur na thoshe mos u vishni si Lenka Çuko, sot ke përfunduar më keq

“Njihemi shumë mirë bashkë”/ Sopranoja nga Franca: Dikur na thoshe mos u vishni si Lenka Çuko, sot ke përfunduar më keq

Dita e 25-të e protestës masive përpara Kryeministrisë ka sjellë në podium jo vetëm qytetarë të thjeshtë, por edhe figura të artit e intelektualë që jetojnë jashtë kufijve. Vëmendjen maksimale të turmës në Bulevard e ka marrë fjalimi i një sopranoje shqiptare, e cila ka jetuar prej vitesh në Francë, por që sot ka vendosur t’i bashkohet qëndresës qytetare nën rrebeshin e shiut. Nga mikrofoni i protestës, artistja ka zbuluar një detaj të pathënë më parë nga rinia e tyre, duke kujtuar kohën kur studionte së bashku me kryeministrin Edi Rama në Akademinë e Arteve. Ajo i ka drejtuar një mesazh të prerë dhe plot ironi therëse ish-shokut të saj të klasës, duke përdorur një krahasim me figurat e diktaturës komuniste. Sopranoja kujtoi periudhën e...