Një rrugë e dy punë/ Muzikanti çon gruan për vizitë në spital, në makinë fut dhe dy kallashë për t’i shitur (EMRI)
Një klarinetist nga Ksamili, Klodian Mustafa, ka dalë para Gjykatës së Tiranës, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi në mesnatën e 19 majit 2026, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga forcat policore të Komisariatit Nr. 4 në Tiranë. Në seancën e 21 majit, prokurori Leonard Filopati ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Klodian Mustafën, kërkesë e cila është pranuar nga gjyqtari i çështjes, Kujtim Vraniçi. Mustafa kishte udhëtuar së bashku me bashkëjetuesen e tij, Kasandra Huda, nga Ksamili në drejtim të Tiranës, ku qëllimi i tyre ishte për të kryer një vizitë mjekësore. Çifti udhëtonte me një makinë tip “Toyota Yaris” që rezulton të jetë në emër të personit J. Shkurti. Por, siç thuhet...
Burimi:
sot.com.al