Ngjarje e rëndë në Shkodër, 64-vjeçari vrau me armë gjahu bashkëshorten
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të mërkure qytetin e Shkodrës, ku një grua ka humbur jetën pas një konflikti të dyshuar brenda familjes. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në zonën e unazës perëndimore të qytetit. Dyshohet se shtetasi Shtjefën Ziçi, 64 vjeç, ka qëlluar me armë gjahu (çifte) bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, 54-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar autorin e dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë krim të rëndë në familje. Policia pritet të japë më shumë detaje pas përfundimit...
Burimi:
gijotina.com