Ngjarje e rëndë në Kuçovë/ I shoqëruari i merr pistoletën policit dhe hap zjarr
Një efektiv i Policisë së Shtetit ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme gjatë shoqërimit të një personi të dyshuar për “Prishje të qetësisë publike”. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë po transportonin shtetasin me iniciale Z. S., 45 vjeç, banues në Kuçovë, nga Komisariati i Policisë Fier drejt ambienteve të Komisariatit të Policisë Kuçovë. Gjatë shoqërimit, 45-vjeçari është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin A.T., 20 vjeç, dhe gjatë përplasjes i ka marrë armën e shërbimit, me të cilën e ka plagosur. Menjëherë ka ndërhyrë patrulla e Policisë, e cila ka bërë neutralizimin e autorit dhe i ka rimarrë armën e shërbimit. Efektivi i plagosur është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën....
Burimi:
sot.com.al