NGA MENTOR KIKIJA – Shqiperia nuk eshte Irani dhe protesta nuk eshte Revolucion Islamik!

NGA MENTOR KIKIJA – Shqiperia nuk eshte Irani dhe protesta nuk eshte Revolucion Islamik!

Imazhet që tregojnë një vajzë që heq flamurin nga shtiza në selinë e Ambasadës së Izraelit, gjatë natës së të shtunës, ishte pamja më e shëmtuar që kam parë gjatë ketyre 21 ditëve të protestës.Kjo i dha bojë shkruesve si Berat Buzhala që ta quajnë këtë si “sulm ndaj ambasadës së Izraelit nga protestuesit” dhe Tiranën ta krahasojë me Teheranin e vitit 1979.E para: Nuk mund të mos shpreh habinë, se si është e mundur që një vajze arrin të hipë deri në tarracën e ndërtesës e të heqë flamurin nga shtiza, pa e ndaluar askush, pikërisht në një vend ku edhe po ecësh duke shikuar, tërheq vëmëndjen e sigurisë.E dyta: Çdokush në atë protestë, organizator publik apo i fshehur, apo edhe një protestues i...