Nga “lufta e shpejtë” te lufta që po konsumon shtetin
Nga Hisen Berisha (Ukraina do të bëhet varri i Rusis, edhe i perandorisë së Putinit) Kur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Kremlini besonte se po hapte një kapitull të ri të rikthimit të fuqisë perandorake ruse. Ukraina duhej të nënshtrohej shpejt, qeveria e Kievit të rrëzohej dhe Rusia të rikthehej si fuqia dominuese e hapësirës post-sovjetike. Sot, pothuaj pesë vite më vonë, pyetja strategjike është se, a mos vallë Ukraina, në vend që të bëhet trofeu i perandorisë ruse, po shndërrohet në atë që kisha deklaruar ditën e parë të sulmit rus, varrin e projektit imperial të Vladimir Putinit? Kjo nuk është më vetëm një pyetje ushtarake. Është pyetje për kapacitetin ekonomik, politik, institucional dhe gjeostrategjik të shtetit rus...
Burimi:
ntv.al