ARRSH paralajmëron qytetarët që hedhin mbeturinat nga automjetet në rrugë: Do t’u gjobisim
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar masa ndëshkuese për drejtuesit dhe udhëtarët që hedhin mbetje nga automjetet, duke theksuar se ndotja e rrugëve përbën shkelje të ligjit. Sipas ARRSH-së, personat që ndotin hapësirat publike përballen me gjoba nga 65 mijë deri në 200 mijë lekë. “Sipas Ligjit nr. 57/2025, datë 16.10.2025, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, shkelësit dënohen me GJOBË NGA 65,000 DERI NË 200,000 LEKË”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së. Në ditët në vijim pritet të intensifikohen kontrollet përgjatë rrjetit rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Për identifikimin e shkeljeve do të përdoren edhe kamerat inteligjente. ARRSH ka bërë të ditur se rastet e hedhjes së mbetjeve nga automjetet do të dokumentohen dhe ndaj shkelësve do të merren masat përkatëse. Autoriteti u ka...
Burimi:
ntv.al