I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
Ky që shihni në foto është Mihallaq (Mjallaq) Petrika Përgjika, i cili ka qenë në qendër të aksionit të organizuar nga forcat speciale RENEA mëngjesin e kësaj të shtune në Korçë. Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës bëjnë me dije se policia kishte marrë informacion se Përgjika mund të fshihej në një apartament në një pallat në qytet, çka solli angazhimin e forcave RENEA në operacion. Mësohet se Përgjika, i cili ka qëndruar për një periudhë jashtë shtetit, së fundmi është rikthyer në Korçë. Për shkak të rrezikshmërisë së dyshuar të tij dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm gjatë ndërhyrjes, drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale. Megjithatë, pas kontrolleve të kryera në pallatin ku...
Burimi:
ntv.al