Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve
Nga Dorian Mersini (Jurist i së Drejtës Detare) Pamjet e ditëve të fundit nga bregdeti i Jonit, ku ujërat dhe vija bregdetare, nga plazhi i Grames, Shën Andreas e deri në Dhërmi, u ndotën nga mbetje vajore që dyshohet se burojnë nga shkarkimi i paligjshëm i sentinave të anijeve, përbëjnë një nga incidentet më shqetësuese mjedisore të kohëve të fundit në brigjet shqiptare. Por, edhe më shqetësuese se vetë ndotja është heshtja institucionale që e ka shoqëruar këtë ngjarje. Si është e mundur që, në vitin 2026, kur pothuajse çdo anije tregtare monitorohet në kohë reale përmes sistemit AIS (Automatic Identification System) dhe lëvizjet e saj janë të aksesueshme edhe nga platforma publike si MarineTraffic, të jetë kaq e vështirë të identifikohet se cila ose...
Burimi:
argjiroja.net