Nëntëmbëdhjetë gojë, asnjë fjalë

Nëntëmbëdhjetë gojë, asnjë fjalë

Nga Evarist Beqiri Ka njerëz që fitojnë betejat. Ka njerëz që humbin betejat. Ka edhe një kategori tjetër. Ata që, pasi humbin betejën, ndryshojnë fjalorin dhe shpallin fitoren. Kjo është arsyeja pse pushteti na siguron sot se flamingot e kishin fitoren në xhep që ditën e parë. Është një logjikë e çuditshme benevrekiste. Nëse fitorja ishte e sigurt, pse u deshën javë të tëra sulmesh, përqeshjesh dhe akuzash? Njeriu që fle i qetë nuk çohet natën për të kontrolluar dyert. Protestuesit nuk trajtohen si qytetarë. Ata tratohen si specie. Një ditë sorra. Një ditë korba. Një ditë hiena. Një ditë vegla të interesave të errëta. Tipikisht, kur pushteti nuk arrin më të bindë njerëzit, fillon që t’i zoologjizojë ata. Kjo është gjuha e regjimeve të...