Nënkryetari i ri i PD, Këlliçi: Të bashkohemi në betejën për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës

Nënkryetari i ri i PD, Këlliçi: Të bashkohemi në betejën për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës

Nënkryetari i sapozgjedhur i PD, Belind Këlliçi ka falënderuar në një mesazh në rrjetet sociale ish nënkryetarin Luçiano Boçi me të cilin u përball në garë. “Jam i bindur se, së bashku me Luçianon, me çdo demokrate e demokrat, do ta çojmë përpara betejën tonë për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës dhe për t’i sjellë Shqipërisë ndryshimin që qytetarët presin dhe meritojnë”, shkruan Këlliçi. Mesazhi: Dua të falënderoj nga zemra anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për besimin që më dhanë, duke më zgjedhur Nënkryetar të forcës sonë politike! Me mikun tim Luçiano Boçi, kemi ndarë së bashku shumë sfida e momente të vështira, sidomos në 5 vitet e fundit. Një prej tyre ishte edhe beteja elektorale lokale e vitit 2023, kur...