Në kërkim prej dy vitesh për inceneratorin e Tiranës, arrestohet në Palasë Renardo Nallbani

Në kërkim prej dy vitesh për inceneratorin e Tiranës, arrestohet në Palasë Renardo Nallbani

Arrestohet nga Policia e Vlorës Renardo Nallbani, i shpallur në kërkim prej dy vitesh nën akuzë për inceneratorin e Tiranës. Operacioni për kapjen e tij u zhvillua mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Palasës. Nallbani është i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Ai ka qenë një nga drejtuesit e biznesit të inceneratorëve, në të tre veprat. Madje nën zë shpesh thuhej se biznesi i dherave të inceneratorit fillimisht drejtohej pikërisht nga Nallbani.