Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë nga Dubai 6 personat e përfshirë në grupe kriminale
Është finalizuar operacioni i ekstradimit nga Dubai drejt Shqipërisë i disa shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të akuzuar për vepra të rënda penale që lidhen me trafikun e narkotikëve, pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale dhe mashtrimin kompjuterik. Sipas të dhënave zyrtare, autoritetet shqiptare kanë sjellë në vend shtetasit Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici, Shkëlzen Kraja, Ilir Lazri alias Ilir Sula, Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj, Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj dhe Merxhan Çeliku. Të ekstraduarit akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale. Ndërkohë, autoritetet konfirmuan ekstradimin e shtetasit I. L., alias I. S., 30 vjeç,...
Burimi:
top-channel.tv