Në gjyq për shpërdorim detyre/ Zbulohet data, ja kur jepet vendimi për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

Në gjyq për shpërdorim detyre/ Zbulohet data, ja kur jepet vendimi për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

Këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kanë përfunduar parashtrimet përfundimtare të palës mbrojtëse të kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, ku po gjykohet për shpërdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore. Mësohet se Bufi ka kundërshtuar akuzat duke pretenduar se nuk ka ushtruar presion apo ndikim tek qytetari teksa e deklaroi veten të pafajshme. SPAK ka kërkuar gjatë dhënies së pretencës dënimin e kryebashkiakes me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet. Seanca për shpallje vendimi nga Gjykata e Posaçme u la për në datë 1 korrik, në orën 10:00.