Ndryshime në Policinë e Shtetit, Neritan Nallbati largohet nga “Kriminalja”, lëviz edhe Pëllumb Seferi, ja emrat…

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Neritan Nallbati largohet nga “Kriminalja”, lëviz edhe Pëllumb Seferi, ja emrat…

Policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të re riorganizimi me ndryshime në nivelet e larta drejtuese të saj. Neritan Nallbati është larguar nga drejtimi i Departamentit të Policisë Kriminale pas përfundimit të mandatit të tij në këtë detyrë. Ai do të vijojë angazhimin e tij në Akademinë e Sigurisë, duke lënë pas një periudhë drejtimi në një nga strukturat më të rëndësishme të policisë. Në vend të tij, drejtimi i Departamentit të Policisë Kriminale i është besuar përkohësisht Arjan Muçës. Lëvizje të tjera janë bërë edhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku Pëllumb Seferi është transferuar gjithashtu në Akademinë e Sigurisë. Në krye të këtij departamenti është komanduar Artan Bajraktari, i cili do të mbajë detyrën deri në emërimin e drejtuesit të ri....