Ndërrojnë jetë njëri pas tjetrit dy oficerë policie të burgut 313, detajet e para

Ndërrojnë jetë njëri pas tjetrit dy oficerë policie të burgut 313, detajet e para

Dy oficerë policie të burgjeve kanë ndërruar jetë në burgun 313, njëri pas tjetrit. Zog Muhametaj 62 vjeç lindur e banues në Tropojë, ka filluar për herë të parë në burgje më 2015 dhe në 2023 ka filluar në burgun Jordan Misja në Tiranë ku dhe shërben si specialist informacioni me gradën Komisar. Rreth orës 21.36 min të mbrëmjes kur po ndërrohej turni ka qenë duke bërë instruktazhin e stafit që do merrte shërbimin dhe nga pyetja e dëshmitarëve atij i ka rënë të fikët. Është thirrur mjekja dhe infermierja e IEVP për 3 minuta dhe ka konstatuar që ka qenë pa puls, pra pa shenja jete. Menjëherë është dërguar urgjent me autoambulancë për në Spitalin Ushtarak duke e shoqëruar edhe infermieria e burgut. Atje...