“Mungon përgatitja e drejtuesve të mjeteve”/ Aksidentet rrugore, eksperti i sigurisë: Autoshkollat nuk po garantojnë…
Në një lidhje direkte televizive i ftuar ishte eksperti i sigurisë rrugore dhe avokati për aksidentet rrugore, Gëzim Hoxha, i cili ngriti shqetësime për mënyrën si po trajnohen sot shoferët e rinj në vend. Ai foli për mungesën e edukimit rrugor në sistemin arsimor dhe për ndryshimet që ka pësuar përgatitja e drejtuesve të mjeteve ndër vite. Sipas tij, edukimi për rregullat e qarkullimit nuk zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të shkollimit, por qytetarët përballen me të vetëm në momentin kur aplikojnë për leje drejtimi. “Edukimi rrugor duhet të jetë i vazhdueshëm. Tek ne mungon në sistemin shkollor dhe fillon vetëm kur individi shkon për të marrë patentën. Kjo krijon boshllëk në formimin bazë.”-tha eksperti. Ai bëri edhe një krahasim me të kaluarën,...
Burimi:
sot.com.al